Kardinali i Sidneit Xhorxh Pell: përgatitjet e DBR-së vijojnë me sukses; numri i të
regjistruarve e kalon çdo parashikim.
(08.04.2008 RV)Deri tani 210 mijë
të rinj kanë njoftuar se duan të marrin pjesë në DBR e Sidneit 2008. Të dhënat jepen
nga organizatorët e ngjarjes së madhe rinore, që njoftojnë edhe se për këtë takim,
deri tani janë rekrutuar 4000 vullnetarë.Por kanali i internetit, i hapur pikërisht
për takimin e madh rinor, nuk kënaqet me kaq: i fton të rinjtë t’i zgjasin akoma radhët
e pjesëmarrësve, duke i siguruar se do t’i mbështesin gjatë gjithë këtij shtegtimi,
përplot me emocionet e paharrueshme të takimit të të rinjve nga mbarë bota e, sidomos
të takimit me Papën Benedikti XVI. Ja si shprehet kardinali Xhorxh Pell
në mikrofonin tonë:
“Përgjigja, shkurt e shkurt, është se gjithçka po shkon
shumë mirë. Nuk kemi probleme të rëndësishme ose të papritura. Gjithçka është në përkim
me parashikimet. I vetmi problem është distanca, pa kujtuar këtu dobësimin e dollarit
amerikan, gjë që ndikon mbi 38 mijë e pesëqind të rinjtë, të cilët priten të vijnë
nga SHBA. Vështirësi ka edhe për fluturimet me avion: të rinjtë do të vijnë në Australi
duke kaluar nëpër Filipine ose nëpër Japoni. E s’janë pak, por 160 mijë vetë që do
të fluturojnë mbi oqean. Gjithsesi, numrat e kalojnë shumë parashikimin, e duhet shtuar
se është ende shpejt për ta thënë fjalën e fundit!”.