2008-04-08 19:42:07

Flaka Olimpike në San Françisko, por mund t'i ndërpritet rruga


(08.04.2008 RV)Flaka Olimpike mbërriti në San Françisko, etapa e gjashtë e udhëtimit botëror që ajo duhet të bëjë para se të arrijë në Pekin. Për të shmangur incidentet gjatë kalimit të saj, mendohet t’i ndryshohet rruga, madje edhe gjatë stafetës.
Ndërkaq, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të diskutojë këtë javë ndërprerjen e stafetës së flakës olimpike dhe dërgimin e saj drejtpërdrejt në Kinë. Por kjo e fundit nuk është dakord dhe nuk dëshiron të hyjë në histori si vendi, që shkaktoi aq protesta, sa i preu rrugën edhe flakës olimpike, e cila tradicionalisht çohet nga një vend në tjetrin, si simbol i paqes dhe i mirëkuptimit. Shumë nga politikanët botërorë po e kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike, me fillimin e dialogut ndërmjet Pekinit dhe Dalai Lamës për çështjen tibetiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.