2008-04-08 19:41:51

4,6% inflacioni në Shqipëri


(08.04.2008 RV)Shqipëria hyn në NATO, por jo edhe me statistikat e përmirësimit të jetesës, siç do të pritej nga një vend ushtarakisht i përgatitur. Instituti i Statistikave deklaroi sot se inflacioni në Shqipëri është rritur me 1,9% më shumë se në muajin mars të vitit të kaluar e kjo vjen si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë dhe të produkteve ushqimore. Kështu inflacioni në përgjithësi rritet deri në masën 4,6%, duke tejkaluar edhe parashikimet më pesimiste të Bankës e të qeverisë shqiptare. Natyrisht edhe organizmat ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, e kanë këshilluar Tiranën ta mbajë inflacionin nën 4%.







All the contents on this site are copyrighted ©.