2008-04-07 18:41:16

Lironi Ingrid Betankur! Thirrje e presidentit të ipeshkvijve kolumbianë


(07.04.2008 RV)Ipeshkvijtë e Kolumbisë kërkojnë lirimin e Çmimit Nobel për Paqen, Ingrid Betankur, prej 6 vjetësh në duart e guerrilasve marksistë të Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARC). Kryeipeshkvi i Tunjës, imzot Luis Augusto Kastro Kiroga, president i Konferencës Ipeshkvnore i bëri thirrje liderit politik të Farkut, Hoakin Gomez të bëjë një gjest humanitar dhe të lirojë aktivisten e pengjet e tjerë. Sipas dëshmive të shumta, në këtë çast, Ingrid Betankur është në gjendje depresioni dhe në rrezik vdekjeje, për shkak të sëmundjeve si hepatiti dhe malaria.







All the contents on this site are copyrighted ©.