2008-04-05 17:24:29

Telegram ngushëllimi i Benediktit XVI për vrasjen e një prifti siro-ortodoks në Bagdad: “Lutem që populli irakian të gjejë rrugën e paqes”


(05.04.2008 RV)Benedikti XVI shpreh dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e priftit siro-ortodoks, Jozef Adel Abudi, vrarë sot paradite në Bagdad nga një grup i armatosur.
Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar kryeipeshkvit siro-ortodoks të Bagdadit, Saverius Xhemil Hava, Papa i shpreh ngushëllimet e tij familjarëve e bashkëvëllezërve të priftit. Benedikti XVI - lexohet në telegram – i lutet Zotit që populli irakian të gjejë rrugën e paqes, për të ndërtuar një shoqëri të drejtë e tolerante”.
Prifti i vrarë, 40 vjeç, shërbente në Kishën e Shën Pjetrit. Sipas burimeve të vetë Kishës, u vra në sa udhëtonte me auton e tij në lagjen Zaiuna, e banuar kryesisht nga të krishterët. Ishte drejtor i shkollës së lartë të përbashkët për vajza djem të krishterë e myslimanë. E patën kërcënuar disa herë se do ta vrisnin, në se nuk do të largohej nga kjo detyrë.Është goditja e dytë e rëndë për bashkësinë e krishterë të Bagadadit, që qan akoma për humbjen e imzot Rahhos, kryeipeshkvit të Mosulit.







All the contents on this site are copyrighted ©.