2008-04-04 20:11:17

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 3-të të Pashkëve ‘A’


(05.4.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hynjore të dielës së 3-të të Kohës së Pashkëve, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Feja pashkore gjenë ushqimin e vet e zhvillimin e vet në bashkësinë e besimtarëve të mbledhur nga Shpirti për kremtimin e Eukaristisë, do të thotë të lavdërimit të Zotit, duke hapur zemrat për dëgjimin e Fjalës e ndarjen së bashku të Bukës së jetës.
Leximi i parë nga Veprat e Apostujve na ofron dëshmin e parë të Pjetrit. Pasi ka marrë Shpirtin Shenjt Pjetri, shpjegon para njerëzve të Izraelit domethënien e ngjarjeve pashkore të Krishtit.
Leximi i dytë nga Letra e Parë e Pjetrit na ofron dëshmin e dytë të Pjetrit. Mëson ti shohim veprat e mëdha të Zotit të realizuara në Jezu Krishtin e vdekur e ngjallur, e po nga këto të nxjerrim mësim për jetën e krishterë.
Pjesa e Ungjillit nga Luka na tregon ngjarjen e Emausit duke na mësuar ta njohim Krishtin të pranishëm në mesin e të vetëve, të mbledhur në ditën e parë të javës, që shpjegon shkrimet dhe dëftohet në aktin e ndarjes (copëzimit) të bukës. Më hollësisht mund të dëgjoni emisionin e sotëm.....RealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.