Kardinali Rilko hapi në Romë bashkëbisedimin ndërkombëtar kushtuar karizmave.
(04.04.2008 RV)U hap dje pasdite në Romë, bashkëbisedimi ndërkombëtar teologjiko-baritor
me temën e karizmave, organizuar nga Përtëritja karizmatike katolike, në bashkëpunim
me Këshillin Papnor për Laikët. Meshën, me të cilën u përuruan punimet, e kremtoi
vetë kryetari i dikasterit për Laikët, kardinali Stanisalo Rilko i cili, gjatë homelisë,
theksoi me forcë të veçantë vlerën e lëvizjeve kishtare dhe të bashkësive të reja.
Ndërmjet tyre spikat ‘Risimi i Shpirtit’, statistikisht lëvizja më e përhapur në mbarë
botën. Mjafton të kujtojmë se vetëm në Brazil ka 8 milion anëtarë. Kjo lëvizje i bën
të krishterët më të ndjeshëm ndaj realitetit të karizmave, dmth ndaj pranisë së Shpirtit
Shenjt në jetën e Kishës.