2008-04-03 17:11:49

Takim në Vatikan mbi rolin e gjyshërve, pasuri për t'u vlerësuar nga shoqëria.


(03.04.2008 RV)“Gjyshërit, dëshmia dhe prania e tyre në familje”: kjo është tema e Asamblesë XVII plenare të Këshillit Papnor për Familjen, që u hap sot paradite në Sallën e Re të Sinodit, në Vatikan.
Në qendër të vëmendjes - gjyshërit, që duhet të jenë protagonistë në familje. Por, për fat të keq, jo gjithnjë ndodh kështu. Shpesh roli i tyre nënvleftësohet nga shoqëria e, në radhë të parë, nga vetë bijtë e nipërit e tyre, të cilët sillen me ta si të ishin të huaj, edhe atëherë kur nuk i braktisin fare, sepse i konsiderojnë si barrë për jetën e tyre. Pikërisht këtyre njerëzve, mbartës të një përvoje shumë të çmuar jete, u kushtohet mbledhja triditore e Asamblesë, që u hap sot nga kardinali Alfonso Lopez Truhiljo, kryetar i Këshillit Papnor për Familjen. Diskutantët e parë u ndalën posaçërisht në lidhjet ndërmjet dy brezave, duke theksuar se “Të rinjtë e shikojnë me admirim e besim të moshuarin, kur shohin tek ai një model që vlen të imitohet e një njeri të urtë, me të cilin ia vlen të këshillohesh për problemet më të rëndësishme të jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.