2008-04-02 18:20:03

Të zhvendosurit në Irak kalojnë shifrën 2 milion e 700 mijë vetë


(02.04.2008 RV)Numri i të zhvendosurve në Irak, që nga fillimi i luftës, e ka kaluar shifrën 2 milion e 700 mijë vetë. Lajmi është dhënë nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët dhe nga Organizata Botërore e Emigracionit në Gjenevë. Pjesa më e madhe e irakianëve, që detyrohen të largohen nga vendi – sipas studimit të bërë – është nga provincat e Bagdadit dhe të Dijalës. Raporti bëhet i njohur pikërisht kur kryeministri irakian Al Maliki ka dhënë urdhër për të ndalur arrestimet, pas një jave ndeshjesh ndërmjet forcave të rregullta dhe milicive të liderit radikal shiit Moktada Al Sadr. Por dhuna në vend fatkeqësisht vazhdon.


Qeveria irlandeze pa kryeministër. Sot, Berti Ahern, pas 11 vjetësh në pushtet e pas hetimit për korrupsion, dha dorëheqjen. Gjithsesi, ai saktësoi se do të largohet përfundimisht më 6 maj.


Forcat e armatosura siriane kanë thirrur një pjesë të rezervistëve, nga frika e ndonjë ofensive të Izraelit. Shteti hebraik po bën një sërë aktivitetesh ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë dhe Damasku mendon se Tel Avivi po përgatit terrenin për luftë.







All the contents on this site are copyrighted ©.