2008-04-01 18:32:31

Papa do të kryesojë lutjen ekumenike në Manhatan.


(01.04.2008 RV)Më 18 prill Benedikti XVI do të kryesojë një lutje ekumenike në Kishën e Shën Jozefit, në zonën e Manhatanit. Lajmin e jep departamenti i komunikmit i Konferencës ipeshkvnore të SHBA, që shton edhe hollësitë e kësaj ngjarjeje: do të jenë të pranishëm 250 udhëheqës të kishave protestante e ortodokse amerikane. Benedikti XVI do t’u drejtojë fjalën pas leximit të një fragmenti nga letra e Shën Palit drejtuar Efesianëve (4, 1-6).Në përfundim të takimit, Ati i Shenjt do të përshëndesë disa nga udhëheqësit e kishave motra, ndërmjet të cilëve, kryepeshkopin Demetrios, primat i Kishës ortodokse në Amerikë dhe hekzarkun e Patriarkanës Ekumenike, Primatin e Kishës armene amerikane, kryepeshkopin Khajag Barsamian si dhe përfaqësues të lartë të kishës luterane, të kishave të reformuara të Amerikës, të kishave presbiteriane, metodiste, pentekostale dhe evangjelike.
Kujtojmë se Papa do të jetë shtegtar në Amerikë më 15 deri më 21 prill 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.