2008-04-01 18:33:34

Kolumbi: Betankur është në rrezik vdekjeje


(01.04.2008 RV)Pas vdekjes së numrit dy të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, Raul Rejes, vrarë në një sulm ajror të Bogotasë në Ekuador, më 11 mars, bëhet më e vështirë rruga për lirimin e nobelistes, Ingrid Bentakur. Opinioni është dhënë nga një drejtues i Partisë Komuniste Kolumbiane. Ndërkaq, lajmet mbi gjendjen shëndetësore të ish-kandidates për president janë dramatike. Ajo ndodhet që prej gjashtë vjetësh në duart e guerrilasve dhe, sipas shtypit, po e lëshon veten në duart e vdekjes, duke refuzuar ushqimin dhe ilaçet.


Takim i ri ndërmjet liderit palestinez Abu Mazen dhe kryeministrit izraelit Olmert më 7 prill, për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Lajmi u dha dje në Aman nga Abu Mazen, i cili takoi për të dytën herë brenda dy ditësh, sekretaren amerikane të shtetit, Kondolica Rajs.







All the contents on this site are copyrighted ©.