(01.04.2008 RV)Vigjilja e mbledhjes së NATO-s, që fillon nesër në Bukuresht,
u karakterizua nga konfrontimi ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Uashingtoni mbështet fuqimisht
hyrjen e Ukrainës në Aleancën Atlantike, gjë për të cilën ndodhet në Kiev që dje,
presidenti amerikan Bush. Ai është takuar me presidentin ukrainas Jushçenko dhe me
kryeministren Julia Timoshenko. Hyrja e Ukrainës në NATO – ka bërë të ditur Moska
– do të shkaktonte një krizë të thellë ndërmjet Rusisë dhe Kievit dhe do të kishte
ndikim negativ mbi sigurinë në Evropë.