2008-04-01 18:33:20

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës.


(01.04.2008 RV)RealAudioMP3 1 prill: Epoka e katedraleve
Popullsitë e Evropës e kapërcyen pragun e vitit njëmijë. Para tyre hapen horizontet e dymijëshit. Është epoka e shtegtimeve të mëdha në Konkë, fshat i vogël francez, i famshëm për abacinë e tij benediktine e në Santiago të Kompostelës. Në Kishat romanike Bibla lexohet si të ishte roman. Ka ardhur koha për të çliruar Jeruzalemin. Anijet, ngarkuar me kalorës kryqtarë, nisen drejt Tokës Shenjte, ku fillojnë ndeshjet e përgjakshme, që do të vijojnë dy shekuj me radhë.
Në Francë, Shën Deda predikon pa u lodhur për të çrrënjosur herezitë, ndërsa në Italinë e tregtarëve të pasur, Shën Françesku zgjedh varfërinë dhe u dëshmon të gjithëve, me jetën e vet e të shokëve që mblidhen shumë shpejt rreth tij, se Zoti është i vetmi thesar i vërtetë i njeriut.
Për Evropën, shekulli XIII është epoka e katedraleve, kryevepra të artit e të shpirtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.