2008-03-28 19:27:25

Trashëgimia e martirëve e 40 vjetori i Bashkësisë së Shën Egjidit në qendër të vizitës së Papës në Bazilikën e Shën Bartolomeut më 7 prill në Romë


RealAudioMP3 Menjëherë pas njoftimit për vizitën e Papës në Bazilikën e Shën Bartolomeut në program më datën 7 prill të ardhshëm në ishullin Tiberin të Romës, Bashkësia kishtare e Shën Egjidit, përgjegjëse e kësaj Kishe, dëshmon se e pret me padurim takimin me Benediktin e XVI-të, me rastin e 40 vjetorit të lindjes së kësaj Bashkësie kishtare. Kujtojmë se kjo Bazilikë e Shën Bartolomeut, me dëshirën e Papës Gjon Palit II është shpallur Shenjtërore e parë Përkujtimore e Martirëve të Kohës Tonë. Po mbi pritjet e takimit të Bashkësisë së Shën Egjidit me Papën, të dëgjojmë themeluesin e saj prof. Andrea Rikardin.
“Ne po përgatitetemi për pritjen e Atit të Shenjtë me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për dy arsye. Së pari, sepse Ati i Shenjtë na sjell fjalën e tij e praninë e tij në 40 vjetorin e themelimit tonë si Bashkësi. Per ne bijë të Kishës së Romës Ati i Shenjtë është edhe ipeshkvi ynë dhe fjala e tij e ka udhëhequr gjithmonë udhën tonë. Kjo ndodhte në kohën e Gjon Palit II e sot ndodhë me Benediktin e XVI. Pastaj është vizita në Kishën e Shën Bartolomeut, të cilën Papa Wojtila na e ka besuar me rastin e 25 vjetorit të Bashkësisë së Egjidit, kur erdhi për kremtimin e Meshës në Kishën e Shën Marisë në lagjen Trastevere të Romës. Gjon Pali II e mbështeti idenë që kjo Kishë t’i kushtohej martirëve të ri e prej atij momenti në këtë Kishë kemi gjithmonë një përkujtim ekumenik të martirëve të ri. Tashmë është bërë një vend shtegtimi që ka pasur vizitën e patrikut të Kostandinopojës Bartolomeut, që ka pasur vizitën e patrikut armen, të shumë figurave të mëdha katolike e jo katolike. Pra shtegtimi në këtë vend për përkujtimin dhe nderimin e martirëve të ri të kohës sonë, na bashkon dhe është trashëgimi e çmueshme për kohën tonë. Bashkësia e Shën Egjidit shpesh herë i ka bërë pyetje vetes se të cilat janë burimet e krishterimit në botën tonë bashkëkohore, dhe trashigimia e martirëve është një trashigimi e fesë, e besnikërisë në fe dhe e qendresës në dashuri, pra ndoshta është trashigimia më e çmueshme.
Pra, edhe një përmasë ekumenike e martirizimit, e dëshmisë që e shoqëron gjithmonë jetën e Kishës?
Eshtë përmasë që Gjon Pali II e nxiti në vitin 2000 kur tha: “Gjaku i martirëve flet më fuqishëm se ndarjet tona”. E gjaku i martirëve flet për një krishterim të jetuar si dashuri deri në shenjën ekstreme të vdekjes. Martirët nuk janë heronjë, por janë njerëz si ne që kanë pasur forcën e gatishmërinë të jenë besnikë e besimtarë deri në fund. E ne duhet të mundohemi t’i imitojmë.







All the contents on this site are copyrighted ©.