2008-03-28 17:57:26

Thirrje e Dalai Lamës për zgjidhjen e krizës në Tibet


(28.03.2008 RV)Kalojmë në Tibet. Lideri shpirtëror i tibetanëve, Dalai Lama i ka bërë thirrje Pekinit që të fillojë një dialog të vërtetë për të zgjidhur krizën në vend dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që qeveria kineze i ka bërë për organizimin e protestave. Ndërkaq, sot filloi pikërisht në kryeqytetin Lhasa vizita e disa dipllomatëve të huaj të ftuar nga vetë Kina. Ndër ta edhe përfaqësues të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Japonisë, Australisë dhe Sllovenisë, presidentes së radhës së Bashkimit Evropian. Kina ndërkaq, ka bërë të ditur se nuk do t’i dënojë murgjërit budistë që protestuan dje para gazetarëve, duke e akuzuar qeverinë e Pekinit se thotë gënjeshtra për çka po ndodh në Tibet.
Tema e Tibetit do të jetë në qendër të këshillit jo formal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, që mbahet pranë Ljubljanës. Disa nga vendet evropiane, si Franca, Republika Çeke, Polonia dhe Estonia kanë shprehur mendimin të mos marrin pjesë në Lojrat Olimpike, që do të zhvillohen në vitin 2009 në Pekin.







All the contents on this site are copyrighted ©.