2008-03-26 16:22:25

Papa: nuk mund të mohohet e vërteta historike e ngjalljes së Jezusit


(26.03.2008 RV)RealAudioMP3 Ngjallja e Jezu Krishtit, i ka ndryshuar rrjedhën e historisë, atë të jetës së njerëzve e të popujve, por ende sot janë disa që e vëjnë në dyshim këte. Bindja e gëzimi i Ngjalljes së Krishtit, “ngjarje e mahnitshme”, “çelësi i kthesës së Krishterimit”: kështu pohoi mes tjerash sot Papa Benedikti XVI duke folur para mëse 30 mijë besimtarësh të mbledhur për audiencën e përgjithshme të mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në këtë mërkurë të parë të pranverës. Ati Shnejtë Jozef Racinger arriti sot paradite për audiencë në Vatikan nga Kastel Gandolfo ku është duke kaluar një periudhë pushimesh pas aktiviteteve e kremtimeve të Pashkëve.
Duke shpjeguar misterin e Ngjalljes së Jezu Krishtit gjatë katekizmit të audiencës së sotme, Papa tha se “në Kishë gjithçka kuptohet duke u nisur nga ky mister i madh që i ka ndryshuar rrjedhën historisë e që bëhët i pranishëm në çdo kremtim eukaristik”. E pikërisht në “kohën e pashkëve” ky “realitet qendëror i fesë së krishterë” besimtarëve i propozohet më me intensitet të madhë, në mënyrë që ta rizbulojnë përherë e më shumë dhe atë ta jetojnë sa më besnikërisht”. Pashkët janë edhe Pashkët tona, sepse në Krishtin e ngjallur na është dhuruar siguria e ringjalljes sonë përfundimtare.
Eshtë më të rëndësi të ripohohet kjo e vërtetë themelore e fesë sonë, vërtetësia historike e së cilës është gjërësisht dokumentuar edhe pse sot, si në të kaluaren, ka kush në mënyra të ndryshme e vë në dyshim apo madje e mohon atë.
Nga këtu qortimi i Benediktit XVI: se “në Kishë gjithçka ndalet, gjithçka shpërbëhët e bëhët copë-copë” po të mungojë feja në Ngjalljen e Jezusit që e bënë “të dobët dëshmimin e besimtarëve”. Përkundrazi aderimi në Krishtin e vdekur e të ngjallur ndryshon jetën dhe ndriçon tërë ekzistencën e personave e të popujve.
Mos ndoshta a nuk është siguria që Krishti është ngjallur, ajo çka u jep guxim, trimëri profetike e qendresë martirëve të çdo epoke? A thua nuk është takimi me Jezusin e gjallë që na kthen në rrugë të vërtetë të Zotit e që tërheqë kaq shumë burra e gra të cilët qysh në fillim të krishterimit vazhdojnë të lënë çdo gjë për ta ndjekur duke vënë jetën personale në shërbim të Ungjillit?
“Nëse Krishti nuk është ngjallur - shtoi Papa duke cituar Palin apostull – atëherë i kohë është predikimi jonë dhe e kotë është feja jonë”.
Mbi të gjitha, të lejojmë të na magjeps Ngjallja e tij. Na ndihmoftë Maria të jemi e të bëhemi lajmëtarë të dritës e të gëzimit të Pashkëve për vëllezërit tanë.
Në përshëndetjet në gjuhë të ndryshme në mbarim të audiencës Ati i Shenjtë Racinger përkujtoi 100 vjetorin e Kishës famullitare romake të Gjithë Shenjtorëve, të cilën Shën Piut X Papë i pati besuar Shën Luigjit Orione, e pastaj përshendeti të rinjtë e shumënumërt të dioqezit të Milanos të pranishëm në audiencë:
Jini protagonistë të entuziazmuar në Kishë – shoh që jeni entuziastë! – protagonistë në Kishë e në shoqëri!
Po kujtojmë se ndër besimtarët e pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit sot ishte edhe një grup fëmijësh nga Beslani i Osetisë së Veriut, që patën mbijetuar nga masakra që ndodhi në shkollën e tyre të sulmuar në shtator të vitit 2004 nga terroristet islamikë e separatistet çeçenë. Në atë ngjarje tragjike, vdiqën me qindëra persona, ndër ta edhe 186 nxënës të vegjël. Fëmijët e Beslanit këtyre ditëve janë mysafirë të shoqatës Reset të Graffinjanos së Viterbo-së.
Në mbarim të audiencës së përgjithshme Papa Benedikti XVI priti në takim në një ndër dhomat e afërta me sallën e Palit VI presidentin e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, makedonin Srgjan Kerim. Kujtojmë se Papa do të shkojë për vizitë në Selinë e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, më 18 prillin e ardhshëm.
Sot në mbarim të audiencës së përgjithshme mbajtur në Vatikan, Papa mes personalitetësh përshëndeti edhe ministrin e shëndetësisë të Shqipërisë, zotin Nard Ndokaj. Ja dëshmia e tij në mikrofonin e Radio Vatikanit…….







All the contents on this site are copyrighted ©.