2008-03-26 16:23:13

Don Pascual Chavez Villanueva rikonfirmohet Rektor i Madh i Salezianëve për periudhën 2008-2014


RealAudioMP3 Anëtarët e Kapitullit të 26-të të Përgjithshëm të Salezianëve kanë konfirmuar dje don Pascual Chavez Villanueva si Rektor të Madh të Salezianëve për periudhën 2008-2014. I lindur në Meksisë më 1947, don Villanueva është shuguruar meshtar më 1973. Profesor e drejtor i Institutit Teologjik të Shën Palit Tlaquepaque prej vitit 1980 deri më 1988, qe zgjedhur si Inspektor i salezianëve të Meksikës e Guadalajarës prej vitit 1989 deri më 1994. Në vitin 2002 zgjedhët Rektor i Madh, Epror i Përgjithshëm i Salezianëve, e në gjashtë vjeçarin e parë don Chàvez ndjeu nevojën të sjellte karizmen e Shën Gjon Boskut në nivelet shpirtërore gjithnjë më autentike e impenjimin salezian në linjat më të nevojshme të shoqërisë e kulturës aktuale.
Po kështu gjatë mandatit të parë gjashtë vjeçar, don Villenueva ka vizituar të gjitha Inspektoritë apo Provincat dhe Vizitatoritë e Kongregatës Saleziane të shpërndara në mbarë botën botën. Në mbarim të kërkesës së ritit e të përgjegjes së don Chavezit, salezianët kapitullar, pra anëtarët që morën pjesë në kapitullin e 26-të të përgjithshëm, e rikonfirmuan atë në rolin e Rektorit të Madh,si pasaardhësin e IX të Don Boskut. Kujtojmë se bijtë e Shën Gjon Boskut, pra Salezianët janë të pranishëm me veprimtarinë e tyre ungjillore dhe edukative edhe ndër shqiptarë, si Shqipëri me qendrat e tyre dhe Kishat në Tiranë e Shkodër, në Kosovë me qendrën dhe Kishën e tyre në Prishtinë si dhe në Podgoricë. Po më hollësisht mbi karizmen e salezianëve të dëgjojmë njërit prej salezianëve shqiptarë, dom Domenik Qerimin…







All the contents on this site are copyrighted ©.