2008-03-25 16:15:03

Enciklika "Spe Salvi" e Papës Benedikti XVI, e përkthyer në rusisht, paraqitet në Moskë


(25.03.2008 RV)“Spe Salvi”, enciklika e dytë e shkruar nga Papa Benedikti XVI, e përkthyer në rusisht, u paraqit sot në Moskë, në Qendrën Kulturore “Biblioteka e Shpirtit”. “Një sinjal pozitiv për dialogun ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve”: kështu komentoi kryeipeshkvi i Nënës së Zotit në Moskë, imzot Paolo Peci, i cili pritet të takohet me Patrikun e Moskës dhe të gjithë Rusive, Aleksej II. Imzot Peci përgënjeshtroi edhe lajmin e botuar në disa gazeta, sipas të cilave takimi ishte anulluar. Ai sqaroi se dita e takimit akoma nuk është caktuar. Paraqitja e Enciklikës së Papës vjen menjëherë pas Pashkëve katolike, për të cilat Patriku Aleksej II i ka dërguar Atit të Shenjtë një mesazh urimi. Vepra e parë themelore e Papës Racinger, e përkthyer në rusisht, është “Hyrje në krishterim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.