2008-03-25 15:59:11

Bukuria e Kryqit në letërsinë shqipe: Krygja e Ururit


(25.03.2008 RV)Krygja e Ururit
Moj Krygjë Shejte druri,
Qe mbajte vjerrë Tënzonë,
na nxore nga mëkata,
je gëzimi, shendetja jonë.

Sonte q’isht festa jote,
Gjith’ ne të lavdëruam,
Me zemër t’gjithë t’u lutem,
Me shpirt tërë të bekuam.

Na jemi arbereshë të Rurit,
Të bijtë e Shqipërisë.
Nuk erdhem persè deshëm,
Na flakën jasht shtëpisë.

Burrit që na rrefeu,
Rrugën që kemi marrë,
i thojshin Skenderbeu,
ish mbreti shqipëtar.

Krygjën e Zotit muarëm,
Te dheu i ri e prume ne.
Sa tokë e det përshkuam
Per t’ngritë prap një Atdhe.

Me Krygjën, po, përpara,
me zemrën plot me besë,
ecëm e nuk u trembëm,
as nga errësira e zezë.

Ngritëm një Kishë, ku ngulëm,
Me djersë dashurie,
Mbi elter lartuam Krygjën
Skalitur n’dru Shqipërie!

Të dielën bie kumbona,
E fshati zgjohet, qesh!
Krygja sërish na thërret
Ne, që na quajnë arbëresh.

Në muzg të gjithë kah Kisha,
Lale – Zoti 1 na bekon:
Me besë vraponi burra,
se Krygja kurr s’ trathton !”1 Lalë-Zoti - meshtari
Këngë popullore e arbëreshve të Ururit ( Kalabri).







All the contents on this site are copyrighted ©.