2008-03-24 14:07:44

Me 24 mars Kisha u lut për misionarët që derdhën gjakun për Krishtin:me ne Imzot Masafra.


(24.03.2008 RV) Me 24 mars u përkujtua 28-vjetori i vrasjes së kryeipeshkvit Oskar Arnulfo Romero, hero i katolicizmit progresist latino-amerikan, vrarë në katedralen e San Salvadorit më 24 mars të vitit 1980 nga skuadrat e vdekjes. Kjo ditë ka fituar vlerë përgjithësuese duke u bërë për Kishën, Ditë e lutjes dhe e agjërmit për misionarët e vrarë. Sivjet kremtohet për të 28-tën herë, me temë “Gjak i derdhur për ju e për të gjithë” dhe organizohet nga Lëvizja Rinore në Mision e Veprave Papnore Misionare. Nisma ka për qëllim të kujtojë 21 veprimtarët baritorë, që derdhën gjakun për Krishtin në mbarë botën gjatë vitit 2007.
“Dita e përvitshme e lutjes dhe e agjërmit për misionarët martirë, fiton dritë vlerë të re në dritën e Krishtit të ngjallur” – tha Benedikti XVI pas lutjes së sotme të Mbretërshës Qiellore.E në sa kujtojmë martirët e këtij viti, nuk mund të mos na shkojë mendja tek mijëra martirët që dhanë jetën për Krishtin, e sidomos, tek martirët më të rinj të Kishës katolike në Shqipëri, të cilët gjithashtu kanë një ditë të caktuar përkujtimore. Për këtë na flet kryeipeshki metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Angjelo Masafra, në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, dom David Gjugjës:........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.