(24.03.2008 RV) Atë Gjergj Fishta TË NGJALLUNIT 1 U
ngjallë s’deknit: or’ prej dore Preja mordes si i ka pshtue? Sí i ka mujtun
dyerët mizore, Si ka pshtue Njai, qi pushtue Kje prej tjerve ‘i herë mbi dhé? Per
Njatê jam tue lshue bé Qi prej s’deknish e gjalloi. 2 U ngjallë
s’deknit: ftyra e gzueshme Nen pelhurë nuk rrin mâ ngrit; U ngjallë s’deknit:
e randueshme M’njanë ânë t’vorrit kaperdít. Prapët mbi tokë rrin rrasa e eper, Porsi
i forti qi pin teper, Tu’ u çue Zoti flakuroi. 3 Porsi kúr per gjysë
njaj shteku, Mbas pushimit n’nji lisní, Prap udhtari jeten preku, E prej
krejet hjedhë n’ajrí Dushku s’thát nji gjethe t’rame, Qi prejdeget ardhë e dame
Dalkadalë mbi tâ u ndesh: 4 Njashtu a’ i forti njatë mermerë, Sypri
vorrit qi randote, Lehtë e dyndi me nji herë, Kúr prej rrahes mjerí- plote U
kthye shpirti e trupit njitë: Tha t’ Hyjnueshmit mbetun ngritë: Çou, se vetë
me Ty jam tesh. 5 T’ Izraelit nder t’topitun Ç’ âsht perhapë nji
fjalë e ré! Ka shndrŷ qiellen si kje pritun Perendija Hyj – me – né? O t’
topitun, si kje zâni, Ka mbarue per jú zalldani, Aj âsht vetë Shelbuesi Zot. 6
Para Atij n’mbretní t’amshueme Kush bír robit kishte hypun? M’i a grabitë
mbretnís s’shemtueme T’parët e moçem Ai ka zdrypun: D’shiri i bardhë i motit
t’hershem, Friga e rrebtë e anmikut t’mnershem, Ai Ngadhnjyesi folë kah mot. 7
Njerzvet shêjten qi kallxuene Shka do t’ siellshin kohët e gjata, Porsi
punët qi veç kaluene Fmijvet t’vet u kallzon tata, U diftue ai Diell i ndritshem, T’
cillin Zoti dheut t’kobitshem Per gojë t’tyne i a premtoi. 8 Kùr
Ageu, kúr Izaija I a dhanë besen rruzullimit Se do t’ vite ‘i ditë Mesija; Kúr
i nçuemun prej rrëmbimit I kndoi ditët qi njehun ishin Edhe vjet’t qi lé nuk
kishin Danieli n’mend pershkoi. 9 Ishte dritë; e tue lotue Magdalena
e tjerat grá Rrijshin t’mbytnin tue vajtue: Nji termek atë botë qe rá, Fund
e maje u dynd Sionne Edhe sogja e patenzone Friget m’tokë u kalamend. 10
Nji i perjashtmas djalë i rí Ndêj mbi vorr prej gurit dhênun: Ishte rrfé,
po, duka e tí, Flokut t’borës isht’ petku i endun: Zêmer- ngrîmes, ‘ cilla e
luti I pergjegji njai fjalë- buti: Âsht ngjallë s’deknit; s’âsht n’ketë vend. 11
Me t’padukshmet petka mndashit Le t’shkojë t’zbémt e vjollcës s’irnueme; Ari
t’shndrisë si para tashit; Zyrja e Fés kú t’thrret e lume Del, Meshtár, me petka
t’mira, Veshun bardh, rrethue me qira, T’ngjallnin deket tì kallxò. 12
Prej elterit duel nji zâ: ‘Gzou, o e qiellit Rregjinesha; Gzou; Hy’i nieri
n’tý u bâ Kúr e jona i u çmue vesha, Â’ngjallë, vetë si ‘i herë premtote: Per
né lutu: luta e jote Qo t’jet ligjë Aj i lumi do’. 13 O ju vllazen,
kremtja e Zotit Sot na flet veç gazmend qiellit; Âsht ditë gostet dita e sotit; I
gzon zêmra sot se t’cillit: S’gjindet nanë aq e ngurrueshme, Qi me petka mâ
t’lulzueshme Fmít e vet nuk i veshë sot. 14 I perkuerët t’jét n’hae
bujari; T’két çdo tryeze dhantít e veta: Gostve t’mdhana i pshuem visari Le
t’kalojë nder shpija t’shkreta, Para t’vorfnit tryezen shtrue T’bâjë, i ndershem,
me gazmue N’ketë ditë t’madhe t’t’Naltit Zot. 15 Larg gallata edhe
kelthimi I gazmendit t’panjerzí: Nuk âsht ky, jo, nuk âsht gzimi Qi ep i
drejti n’brohorí; Por i paqët e mrenda vendit, Por qielluer, si shêj gazmendit, Qi
nder valle t’qiellës ushton. 16 O ata t’lumët! mâ i bukur dielli Shdritë
atynve i kremtve t’lume; Por ç’do t’bâjë, fatziu! Nja’ i cilli E dredhë kamben
n’ravë t’shemtueme Qi ke deka ka mbaresen? Në Tenzonë kush e mban shpresen, Me
Tenzonë dikúr gjallon. ______ 1 pshtue: shpëtue:
- e gjalloi: e ngjalli. 2 Prapët: sjellun per së mbrapshtit.
– Porsi i forti ejt.: Et excitatus est tamquam dormiens Dominus, tamquam
potens crapulatus a vino. Psalm., LXXVII, 65. – flakuroi: u çue në kambë. 3
njaj shteku : njij udhtimi. – lisní : lisore, pyllë lisash. –
jeten preku : zgjohet.- dyndi: çoi perpjetë, largoi. - rrahes mjeri-
plote : Limbit. 5 shndrŷ qiellen: çelë deren e qiellës. 7
t’ kobitshem : të mjerë. – per: nëper. 8 rrëmbimit :
vegimit, ekstazës. 9atbot: atëherë, – sogja: roja. –
u kalamend : u muer mendsh. – zemer- ngrimes: Marís Magdalenë. 11
Me t’padukshmet : me të pahijshmet, të pastolisunat. s’irnueme :
së nxime, së verenikët. 13 aq e ngurrueshme: qi mos të duejë. 14
I perkuerët: i perkorë ( Bogdani), i ndalun në hae. 15 gallata:
shamata. – kelthimi: brima. në ravë t’shemtueme: në rrugë të mjerë të gabimit. Atë
Gjergj Fishta, “Të Ngjallunt”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë
Gjergj Fishta” , 1941, fq 95-99 Shpjegimet e fjalëve janë të Atë Viktor
Volajt.