2008-03-23 17:17:50

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(23.03.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e Pashkëve.
Me qenë se misteri i së Dielës së Pashkëve është tepër i madh, Kisha i vijon kremtimet gjatë gjithë kësaj jave. E vetë java quhet tetëditëshi i Pashkëve. Nga e Hëna e Pashkëve, deri të dielën që pason, Kisha reflekton mbi dëshmitarët e ndryshëm të ngjalljes së Krishtit. Kujton predikimin e Shën Pjetrit pas Rrëshajve, dëshminë e guximshme të kryetarit të apostujve dhe të Shën Gjonit para sinedrit, apo Këshillit të lartë hebraik. Kujtohet sesi Krishti i ngjallur iu duk grave, pastaj dy nxënësve që ishin për rrugë drejt Emmausit; më pas të gjithë apostujve të mbledhur së bashku, si i tregoi varrën (plagën) e kraharorit shën Tomës dyshimtar.

E hëna e tetëditëshit të Pashkëve, njihet si e Hëna e Engjëllit ose in Albis – që do të thotë e Bardhë. Kisha do të përkujtojë edhe Shën Katerinën e Suedisë, virgjër, bijë e Shën Brixhidës.

 
Shën Hajduti i mirë, Shën Kuirini martir dhe Shën Luçia Filipini, virgjër, themeluese e Mësueseve të përshpirtshme Filipini, me mision edhe në Shqipëri do të përkujtohen të Martën e tetëditëshit të Pashkëve.

Të Mërkurën e tetëditëshit të Pashkëve, Kisha do të përkujtojë Shën Teodorin dhe Shën Kastulin, martir.

E Enjtja e tetëditëshit të Pashkëve është edhe dita e festës së Shën Aleksandrit dhe Shën Rupertit, ipeshkëv i Salcburgut.

Të Premten e tetëditëshit të Pashkëve do të përkujtohen Shën Kastori, martir e Shën Linda.

E Shtuna e tetëditëshit të Pashkëve na kujton Shën Prenkën e Astit dhe Shën Eustazin, ipeshkëv i Napolit.

Vjen pastaj e Diela II e Pashkëve, që i kushtohet Mëshirës Hyjnore.







All the contents on this site are copyrighted ©.