2008-03-22 16:19:23

Vdekje e Ngjallje me Krishtin: editorial i Atë Lombardit


(22.03.2008 RV)Kisha përgatitet të kremtojnë Pashkët e Ngjalljes: Krishti hyri në vdekjen tonë, për ta mundur vdekjen nga brenda. Por në këtë udhë Ai nuk është vetëm: ka përkrah shumë dëshmitarë, që vijojnë të ecin në gjurmët e tij. Të dëgjojmë, për këtë, reflektimin e drejtorit tonë, Atë Federiko Lombardit:

“Vdekja e imzot Rahhos e vdekja e Kiara Lubich, na prinë në Javën e Madhe, duke na ndihmuar ta jetojmë së bashku me popullin e Hyjit, në shoqëri me shembujt e ndritur të martirëve e të dëshmiatrëve të fesë në kohën tonë. Jezusi, Biri i Hyjit, vdes për ne e me ne. Por edhe ngjallet. Edhe ata që vdesin në bashkim me të, me që për dashuri, e vunë gjithë jetën në shërbim të të tjerëve, vdesin për të hyrë në një jetë më të përkryer. Papa na kujtoi kujdesin e imzot Rahhos për njerëzit e varfër e të gjymtuar, na kujtoi edhe përkushtimin e Kiarës për bashkimin e të krishterëve e për vëllazërimin ndërmjet popujve.
Benediktit XVI përsërit gjithnjë se Zoti në jetën tonë nuk vjen i vetëm; vjen në shoqëri me shenjtorët e tij. E kështu është. E ndoshta mund të shtojmë edhe se Jezusi i ngjallur kthehet mes nesh i shoqëruar posaçërisht nga ata që i pati përkrah edhe në jetën e Tij e në vdekjen e Tij.
Sepse Jezusi e përshkon udhën e Tij deri në kryq në një mënyrë të pashembullt, por jo i vetëm: e kush ka hirin ta bashkojë vetëdijshëm, në fe, jetën e vet, mundimet e vdekjen e vet, me atë të Krishtit, bëhet edhe ai shenjë e madhe shprese për shumë njerëz: kryen një shërbim të madh për bashkësinë e tij e për popullin e tij. E kjo, sepse dëshmitarët na ndihmojnë të kuptojmë se ajo që u realizua në jetën e tyre në mënyrën më të ndritur e më të lartë është, në të vërtetë, udhë e hapur për të gjithë ata që duhen nga Zoti, i cili ecën e vdes për ta e me ta. Domethënë – sigurisht, në mënyrë absolute, për të gjithë!".







All the contents on this site are copyrighted ©.