2008-03-20 19:24:35

Mesha e Bagmit


(20.03.2008 RV)Tekstet, këngët, leximet e Meshës së Bagmit vënë në dukje se Kisha përbëhet nga gjithë të pagëzuarit, të rilindur nga uji e nga Shpirti Shenjt, të bashkuar në Shpirtin e Zotit përmes Bagmit, të shujtuar nga Eukaristia.
Vaji, ashtu si ajri, uji, drita, i përket elementeve të zanafillës së gjithësisë, që shprehin mrekullisht mirë dhuratat e Hyjit krijues, shpërblyes e shenjtërues: është lëndë mjekuese, aromatike, simbol i gostisë; mjekon plagët, profumon gjymtyrët, i shton shijën e vlerën ushqimit që ulet në sofër. Kjo natyrë e vajit mbartet në simbolizmin bibliko-liturgjik dhe merr një kuptim të veçantë: shpreh vajimin e Shpirtit Shenjt që shëron, ndriçon, ngushëllon, shuguron dhe i jep një karakter karizmatik mbarë Korpit të Kishës. Bekimi i vajrave sqaron këtë simbolikë të zanafillës dhe saktëson karakterin e saj sakramentor. Me të drejtë Mesha e Bagmit i paraprin Triditëshit të Zotit të vdekur (të premten), të varrosur (të shtunën) e të ngjallur (të dielën). Nga misteri i Pashkëve, zemër e mbarë historisë së shëlbimit, burojnë Sakramentet dhe ritet e përshpirtshme, që simbolizojnë e realizojnë bashkimin real të të gjithë besimtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.