Kjani! A s’shifni si i Madhi,
Bujari, Zoti-njeri, i Biri i t’amshuemit, Madhnue n’ vepra, qi kreu per t’libruemit E
gjithsave qi fshâjshin n’mjerim, Rrahet, shahet, perbuzet prej t’mrapshtve, Qi
n’drû t’Krygjës kúr kan mârrë me e merthye, Me mallkime m’tê deshten me shfrye, Deri
at her kúr e pane n’marim. Vetë natyra, e kputun prej dhimet, Lshon nji vigem
e vajshem ankohet, E ç’do zêmer prej mnderet pakohet Per ket kob, qi dorë njerit
vetë kreu. Çka ká shpirti, qi mekshem â prekun? Po pse ftyra e setcillit nesh
teret? Dridhet toka, lshon deti gjâmë mnderet, Thue se dita mâ e mramja shpertheu. Heu!
qe çeta e disá t’patenzonve Buk’rìs së qiellve vrugue i a ká ftyren, Njat ftyrë
shêjte kû s’paten si kqyren Vetë t’pafajshemt, vetë Êjtë e Tenzot. Porsi kîji
kuer çohet me u premun, Aj, hyjnori, nuk din me u ankue; S’flet, por pson pse
ká ardhë me librue Kê gjimote n’ket shekull me lot, Mosni mâ, ju o mizorë, ju
t’pazêmer, E m’kallxoni si u bâ per dhuní Njaj qi kupen e qiellve pat shtrî, Njaj
qi hire mí né t’gjith dikoi? Njaj qi paket, n’Krygjë shêjte merthye, Lidhi rrfét
e pêngoi edhe detin, Tu’ i vû megje e kufij me gisht t’vetin: I urdhnoi dritës,
edhè drita flakoi.
I “Fali, o Atë, pse
nuk dín shka jânë tuj bâ.”
Fali, fali pse t’mjerët
s’jânë tuj dijtun Se ç’ po kryeht mî mue. Atë, deh! fali; T’drejtsís s’Ate
ti rrfét edhè nali, Qi mos t’shkrepin mî t’mprapshtin gjytet, Dhimë, o i mshirshem,
per kê âsht tuj shfrye Mî trup t’emin, mnís s’ate s’i tutet; Por per ta vetë
yt Bír âsht kah t’lutet, Pezmit t’and âsht Dashtnija ka’ i flet.
II
“Sot ké me kênë me mue n’Parrìz!” Ndritë
prej Fejet, mî drû ku rrin pezull I flet Krishtit me zêmer t’pendueme Hajni
i mirë, edhè thotë: Si? t’bashkueme Pafajní edhè faj n’nji ndeshkim?
Ti, i pafaji, dhunisht kjé tradhtue, Ti, i pafaji, n’krygjë mete merthye! Po
shka u bâne? Pse deshten me shfrye ? Kje dashtnija; qe i vetmi gabim! Kur t’jesh
kapun nder rrethet e epra, Kúr ti t’kapesh, o Zot, n’lumnín t’ande, Me e kqyrë
dhimshem ket zêmer deh! t’kande, Bân qi t’gzojë njaq sa sot â’ kah t’don. Pshtove,
pshtove, i pergjegjet ktij Krishti, Dit shelbimi per t’gjith kan ague; Shi n’ditë
t’sodit do t’vish ti me gzue Bashkë me mue njat lumní qi s’maron!
III
“ Grue, qe yt bìr…. Qe nâna e jote.”
Derdhun ftyre, mete
Zoja brî Krygje, Veshë me t’zeza, sa thekshem pó kjate: Nji heshtë zêmren
asajë dysh i a date: Po, ‘i heshtë zêmren vetë Zojës ia pershkoi. Magdalena
edhè Gjoni, pervajshem, Ishin ndalë e po rrishin brî soje. A ká nieri si gjên
kund fjalë goje Me diftue shka ato zêmra i zhgjetoi? Ngrî prej dhimet, ah!
Nâna po rrite Tuj kqyrë t’Vetmin n’Krygjë shêjte tu’ u mekun; Syt s’i a date,
ka’ e shifte tuj dekun Per njat faj qi mî tê kurr s’randoi. E kqyrë t’Birin…
por paket e fiket; E kqyrë t’Birin, por zêmra s’i a bán... Me tê toka, me
tê qiella kján: Marë natyra me Zojen ankoi. Teri lod’, i thotë Krishti,
me t’amel, Lêne vajin, mos kjáj mâ per mue, Pse n’duer t’ua, o grue, jam
tuj lshue Nji pêng t’kandshem, qi zêmren fort m’gzoi. N’ket dishepull, qi
aq pata per zêmer, Mêrr gjith nierzt qi rrugës s’ême do t’ngasin; Sa herë
kta Nânë mî tokë ty do t’thrrasin, Njitjau doren, prej mkatit ti pshtoi.
IV
“Hy i em, Hy i em, pse m’ lshove doret?” I madhnueshem, ti,
o Atë, Hy i emi, Birin t’and te hyjnueshmin si e lshove? Barta njaq sa ti
vetë deshte e m’çove, Por kurr s’hoqa sa hjek n’ket largim. Pse s’ m’ i ule
Ti çetat e qiellve? Pse m’rrin larg, gati t’ m’ ishesh idhnue? Pse m’lae vetun,
n’duer t’mrapshtve tuj m’lshue, Qi s’kan t’ngîm e n’mue shfrejn me terbim?
V
“Kam et ! ”
Njaj qi token hijeshoi me
blerime, Vetë Krijuesi i gjithmarë rrozullimit, Shkrumue gojet, tu’ u sjellë
prej nierzimit, Flet perdhimshem e thotë: Un kam et! Fjala e amel mrrîn dér
n’vesh t’mizorve; Ujë e tamth atij i napin me pí, Por aj etshem ish’ veç per
dashtní; Dote nierzt e ata shfrejshin m’tê prep. Ká et Krishti per zêmra
t’pendueme, Ká et Krishti per zêmra t’pafaje : E don t’gjitha n’gjak t’vetin
t’i laje: Per to etshem, sot jeten po e nep.
VI
“U Krye gjithshka…”
Qe, se u shlyene gjith fajet e bâme, Pûna
u krye e sot nieri u shperblye; I mallkuemi ikë mnishem, pse thye, E i kercnohet
kuejt doret po i del. Per t’lém mnijet sot nisi prap jeta; Flîja e ré, Meshtarija
e Zotit, Feja shêjte n’ngallnim n’gjire t’motit; Ligja e ré, qi dashtnín ka
themel.
VII
“ Atë, nder duer t’ua po e porosis Shpirtin T’Em”
U krye Flija e mî druen e bekueme, Tuj ulë kryet i Fuqishmi po shifet, Edhè
gjâma mâ e mramja po i ndihet, Gjâmë, qi qiellët edhè token pershkon. Mrekull
mshrire! Desht deken me e bartun Per faj t’ t’bijve, per faj t’gjith nierzimit,
Aj, Hyjnori, Krijuesi i rruz’llimit, Dekë e jetë qi n’dorë t’veten peshon:
O ju zêmra, qi Krishtin e doni, Zhgrehnju n’váj, marë natyra t’ankoje: Nji
drû t’vrashtë Aj tuj pasun per shtroje, N’ Mal t’ Kalvarit des Krishti, des n’Kryq.
T’ veshet bota me t’zí n’shêj trishtimi, Perse Shêjti, t’na nepte né jeten,
Nuk pritoi me bâ flì gjith vetveten, Merthye m’kryq Aj per vllazen t’vet diq.
Zot, qi u shkpute prej qiellve edhé erdhe Me psue njaq sa kurrkushi s’do t’psote,
Na e njit doren n’ket tokë mjerimplote, Bân qi kurr na mos t’bah’na per dnim. E
kùr dita t’két ardhë me lânë boten, Fíll kah qiella Ti tuj na drejtue, Bân
qi s’bashkut na t’gjith t’vîmë me gzue Lumnít t’ua, qi s’njofin marim.
Marrë
nga përmbledhja poetike e Imzot Vinçenc Prennushit “Gjeth e Lule” – fq. 147-151