2008-03-19 18:36:08

Kosova njihet nga Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria


(19.03.2008 RV)Me një deklaratë të përbashkët tri vende, Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria njohin pavarësinë e Kosovës. Pasi shpjegojnë se vendimi është marrë pas një shqyrtimi të thellë të situatës, ato urojnë që Beogradi të ruajë orientimin e tij europeist dhe shprehin gatishmërinë e tyre për të vazhduar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë.
Nga Athina, ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç përsëriti se çdo vend që njeh shtetin e Kosovës nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë. E në Zagreb, zv.kryeministri Sllobodan Uzelaç, që përfaqëson pakicat serbe të Kroacisë, dha dorëheqjen në shenjë proteste. Mbrëmë, Republika e Kosovës u njoh edhe nga Kanadaja.







All the contents on this site are copyrighted ©.