(19.03.2008 RV)Jul Variboba, nga “Gjella e Shën Mërisë Virgjër” . Vajtimi
i Marisë te këmbët e kryqit Bir, si të vranë?
Mua ku më lanë? Si nuk patën pak mëshirë?
Si s’u gjet njeri i mirë? Bir, si të varruan! Bir,
si të mbaruan! Ku të vajti hijeshia, Qe gëzonte ditët e mia? Shiko si
të nxinë, Shih si të pështynë! Si të bënë, o Bir-o; Gjithë gjak, mjera
un-o ! Nga të erdhi kjo kurorë? Kush ta theri atë dorë? Këto këmbë kryqëzuar, Gozhdash
që të dyja shpuar? Edhe zemrën ta varruan; Me një heshtë
ta shporuan… Oi , Bir, sa mjerim! Merrmë me vete, Biri im! Pa t’im Bir,
un’ si të rroj ? Kete thikë si ta duroj ? Në Ty , Bir, dua të fshihem, Në
varrë tua dua t’mbyllem!
Përshtatur nga arbërishtja në gjuhën e sotme shqipe.