2008-03-18 16:38:19

Mijëra besimtarë morën pjesë në salikimet e Kiara Lubich, kryesuar nga Kardinali Bertone.


(18.03.2008 RV)Përfaqësonin mbarë botën grupet që u mblodhën sot në Bazilikën romake të Shën Palit jashtë Mureve, për të marrë pjesë në salikimet e Kiara Lubich, themeluese e Lëvizjes së Fokolarinëve, që ndërroi jetë të premten e kaluar. Në kremtimin, kryesuar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, morën pjesë më se 40 mijë vetë, njerëz të cilëve takimi me Kiarën u hapi një rrugë të re në jetë: atë të takimit me vetë Krishtin në çdo ças, në çdo lëvizje që bën njeriu gjatë gjithë ditës, duke nisur nga zgjimi - tek pushimi i natës, pas shqetësimeve të përditshme, që nuk i mungojnë askujt. Dhurata, që kjo grua karizmatike i bëri njerëzimit, është se i tregoi rrugën që çon te Ati, udhë në të cilën ajo u priu Fokolarinëve, duke u kujtuar gjithnjë Zotin-Dashuri e duke i mësuar ta jetojnë Ngjalljen e Krishtit në jetën e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.