2008-03-17 16:16:20

Benedikti XVI në Meshën për shpirt të imzot Rahho, uron që vdekja e prelatit t’i frymëzojë të gjithë irakianët për të jetuar në paqe e drejtësi.


(17.03.2008 RV)RealAudioMP3 “Njeri i paqes e i dialogut, i dënuar me një fund çnjerëzor, pasuar nga një varrosje e padenjë”. Janë fjalët e Benediktit XVI, i cili sot kryesoi, në kapelën e ‘Nënës së Shëlbuesit’ në Vatikan, Meshën për shpirt të kryeipeshkvit kalde Paulus Faraj Rahho, vrarë në Irak. Kështu Papa, thellësisht i prekur në shpirt, e nisi ditën e parë të javës me kujtimin e prelatit të martirizuar të një toke edhe më të martirizuar, duke uruar që shembulli i tij t’i ndihmojë të gjithë irakianët vullnetmirë në përpjekjen për ndërtimin e një kombi paqësor e solidar:
“Ashtu si kryeipeshkvi i dashur Paulos, që e shkriu pa kursim jetën në shërbim të popullit të vet, edhe të krishterët duhet të punojnë për ndërtimin e një shoqërie paqësore e solidare, që ecën në rrugën e progresit e të paqes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.