2008-03-15 19:48:05

Papa ambasadorit të Greqisë: Evropa duhet të rizbulojë vlerat që burojnë nga takimi me Ungjillin dhe me kulturën helenistike.


(15..03.2008 RV)Rizbulojini vlerat që burojnë nga takimi ndërmjet kulturës helenistike e Ungjillit: kjo është thirrja që Benedikti XVI u drejtoi mbarë popujve të Evropës, me rastin e audiencës së ambasadorit të ri të Greqisë pranë Selisë së Shenjtë, Miltiadis Hiskakis, për paraqitjen e letrave kredenciale. Papa, pastaj, ripohoi impenjimin për të vijuar ecjen në rrugën ekumenike dhe kërkoi nga autoritetet politike greke të zgjidhin çështjen e statusit juridik të Kishës katolike në Greqi. Pasi theksoi se pikërisht shkëmbimi ndërmjet kulturës helenistike e krishterimit i krijoi, së parës, kushtet të shndërrohet në mësim të krishterë e, së dytës, të pasurohet nga gjuha e filozofia greke, Benedikti XVI uroi edhe që Greqia të ketë një rol të rëndësishëm në kremtimet jubilare për dymijëvjetorin e lindjes së Shën Palit Apostull, gjë që do t’i japë një shtytje të re ecjes në rrugën e ekumenizmit, drejt bashkimit të plotë të të gjithë të krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.