Në Kishë shtohen radhët e Shenjtorëve dhe të Lumëve.
(15.03.2008 RV)Kisha do të ketë së shpejti një Shenjtore të re: të Lumen Gertrude
Komensoli, themeluese e institutit të Motrave të të Shenjtnueshmit Sakrament, që jetoi
në Itali ndërmjet viteve 1847 e 1903. Benedikti XVI, duke u takuar me kardinalin Zhoze
Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, autorizoi dikasterin
për shpalljen e dekretit përkatës. Do të shpallen edhe dy të Lum: meshtari italian
Françesko Piancola, themelues i Kongregatës së Motrave Misionare të Mbretëreshës së
Papërlyer të Paqes, që jetoi ndërmjet viteve 1881 e 1943 dhe meshtari kuban, Jozef
Olalo Valdes, rregulltar i Urdhërit Spitalor të Shën Gjonit të Zotit, që jetoi në
shekullin XIX. Ndërmjet 14 shërbëtorëve të Zotit, të cilëve u njihen virtytet
heroike, është edhe Atë Mariano Roasenda nga Torino, rregulltari i famshëm kapuçin,
që nisi rubrikat e para fetare në televizionin italian.