Nesër, mijëra të rinj rreth Papës për të Dielën e Larit, DBR XXIII.
(15.03.2008 RV)Nesër, e Diela e Larit, Benedikti XVI do të kryesojë Meshën
Shenjte në Sheshin e Shën Pjetrit duke nisur nga ora 9. 30. Mesha do të ndiqet drejtpërdrejtë
nga Radio Vatikani në gjuhët kryesore të Evropës. Siç është bërë tashmë traditë, në
këtë solemnitet kremtohet për të 23-tën herë, në nivel dioqezan, edhe Dita Botërore
e Rinisë (DBR). Kremtimi sivjetëm ka një kuptim të veçantë: pas pak muajsh, nga 15
deri më 20 korrik 2008, përfaqësuesit e të rinjve të mbarë botës do të nisen drejt
Sidneit për Ditën e tyre Botërore: jo më në nivel dioqezan, si nesër, po në nivel
ndërkombëtar. Do të nisen nga skajet më të largëta të tokës, për t’u mbledhur rreth
Benediktit XVI, që kryeson për herë të dytë, pas Këlnit, një eveniment të tillë botëror.
Tema e zgjedhur nga Papa për BBR-në australiane, është “Do të merrni fuqinë e Shpirtit
Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi” (Vap. 1, 8).