2008-03-14 16:42:04

Të kapërcehen tensionet e të promovohet paqja e vërtetë themeluar mbi drejtësi e liri: kështu i tha Papa ambasadorit të ri të Bolivisë


Promovimi i paqes së themeluar mbi drejtësinë, të vërtetën e lirinë: kjo është thirrja që Papa Benedikti XVI i drejtoi ambasadorit të ri të Bolivisë pranë Selisë së Shenjtë, Karlos Federiko de Riva Guerra, të cilin e priti sot paradite në audiencë për paqraqitjen e Letrave Kredenciale. Ati i Shenjtë Racinger siguroi impenjimin e Kishës katolike në promovimin e zhvillimit njerëzor e shpirtëror të bolivjanëve si dhe për pajtimin e shoqërisë civile.
Bolivia në këtë periudhë, nënvizoi Papa, po ballafaqohet me ndryshime të mëdha që shpesh krijojnë situata edhe shqetësuese. Prandaj, tha Benedikti XVI, “nuk mund të mbesim indiferent para rritjes së tensionit shoqëror që shkaktohet nga ndarja jo e drejtë dhe e pabarabartë e të mirave ekonomike, çka po krijon një atmosfere që nuk ndihmon mirëkuptimin” e anasjelltë në Vend.
E përikisht për ardhur deri te një zgjidhje e drejtë e paqësore e situatës, Papa Racinger i bën thirrje autoriteteve politike që të promovojnë dialogun e mbështesin harmonin mes qytetarëve. Bashkëpunimi mes personave e institucioneve, nënvizoi Papa, duhe të ndihmojë në çrrënosjen e të këqijave që po e mundojnë popullin fisnik të Bolivisë, i cili shpesh ka pësuar edhe fatëkeqësi të rënda natyrore që kërkojnë impenjimin vëllazëror të të gjithëve pa dallim. “Arritja e paqes duhet të bazohet mbi drejtësinë, mbi të vërtetën e lirinë ashtu si edhe mbi bashkëpunimin e anasjelltë e mbi dashurinë e pajtimin”, tha Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.