Sekretari i NATO-s në Prishtinë, tension në Mitrovicë
(14.03.2008 RV)Rreth 150 protestues serbë kanë hyrë sot forcërisht në Gjykatën
Komunale dhe të Qarkut në Mitrovicë. Për të shëmbur dyert kanë përdorur gjashtë autoambulanca,
kanë ulur flamurin e OKB-së e kanë ngritur atë serb. Ata kanë përdorur edhe gurë e
hekura dhe kanë vendosur në vijën e parë të sulmit, gratë. Policët polakë e ukrainë
të njësisë speciale të KFOR-it nuk kanë ndërhyrë. Autoritetet e Prishtinës i kanë
kërkuar shefit të UNMIK-ut, Joakim Ryker të ndërhyjë për të rimarrë në dorë institucionin
e gjykatës në Mitrovicë. Incidenti ndodhi pikërisht në ditën e vizitës së Sekretarit
të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Skefer, i cili mbërriti në Prishtinë në misionin
e tij të parë pas shpalljes së pavarësisë. Para nisjes, Skefer deklaroi se e ardhmja
e Serbisë është integrimi euroatlantik, por zyrtarë të Partisë Demokratike të Boris
Tadiçit u përgjigjën se Beogradi ka deklaruar neutralitetin ushtarak dhe nuk do të
jetë kurrë pjesë e NATO-s.