2008-03-14 18:38:04

Irani rinovon - pardon "konfirmon" - parlamentin


(14.03.2008 RV)RealAudioMP3 Irani zhvilloi sot zgjedhjet parlamentare, me një pjesëmarrje masive të 44 milion zgjedhësve, ashtu siç pati kërkuar ditë më parë ajatollahu Ali Khamenei. Këshilli i Gardianëve pranoi vetëm 4500 kandidatë, duke përjashtuar shumë kandidatura që mund t’i binin ndesh konservatorëve në pushtet. Të dëgjojmë Alberto Zankonaton, përgjegjës për agjensinë italiane të lajmeve ANSA në Teheran:
Ishte një fushatë tepër e shkurtër, shtatë ditë të karakterizuara nga direktiva të reja që penguan afishimin e fotografive të kandidatëve nëpër rrugë, nuk pati as debate në televizion. Pati vetëm një fushatë këmbëngulëse për t’i detyruar njerëzit të votojnë e, sipas autoriteteve, për t’i dhënë një sinjal SHBA-ve se populli mbështet regjimin. Kandidatët reformistë u përjashtuan në masë, prandaj nuk pritet tjetër veçse një rikonfirmim i konservatorëve në parlament.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.