2008-03-13 18:58:11

Presidenti serb shpërndan parlamentin. Zgjedhjet më 11 maj


(13.03.2008 RV)Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç shpërndau sot zyrtarisht parlamentin dhe caktoi ditën e zgjedhjeve të reja të parakohshme më 11 majin e ardhshëm. Ato janë, shkruan Tadiç në deklaratën që pasoi notën zyrtare, “një rrugë demokratike për t’u mundësuar qytetarëve të thonë se si duhet të zhvillohet Serbia në vitet që do të vijnë”. Vota, vazhdon kreu i shtetit, përfaqëson një shans të ri për të forcuar aftësitë tona për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit e për të forcuar perspektivat e zhvillimit ekonomik nëpërmjet procesit të integrimit evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.