2008-03-13 19:35:24

Papa të rinjve:shpesh prapa suksesit gjendet një jetë e zbrazët


RealAudioMP3 Jeta pa shpirt është e zbrazët, e njeriu që e humb shpirtin mbetët pa asgjë“ , kështu u tha mes tjerash Papa Benedikti XVI të rinjve gjatë liturgjisë pendestare kremtuar sot pas dite në Bazilikën e Vatikanit. Papa Racinger e kryesoi liturgjinë e sakramentit të rrëfimit për të rinjtë e dioqezës së Romës në kuadrin e përgatitjes së tyre shpirtërore për Ditën Botërore të Rinisë, e cila do të kremtohet kudo në botë këtë të diele të ardhshme të Larit në nivelin dioqezanë, ndërsa do të kulminojë më takimin e madhë botëror që do të mbahet në Sidnej në korrik të ardhshëm.
E pas kremtimit të liturgjisë pendestare, një grup të rinjësh e bartën në procesion Kryqin e Vitit të Shenjtë deri në Qendrën ndërkombëtare të Shën Lorencit, vend ku edhe ruhet Kryqi. Ndërsa më pas mbrëmja e lutjes të të rinjve vazhdoj me kremtimin e Meshës dhe adhurimin e të Shenjtënueshmit Sakrament të Eukaristisë nën udhëheqjen e kardinalit Stanisla Rilko.
Po t’i kthehemi fjalëve që Papa u drejtoi të rinjve duke folur mbi vlerën e rrëfimin të mëkateve dhe të fitimit të faljes e të paqës, dhuratë të Shpirtit Shenjtë Zot, tha Papa e theksoi:
Kështu i krijojmë hapësirë e vend në ne pranisë së Shpirtit Shenjtë, të tretes Vehte të Trinisë Shenjte që është „shpirt“ e „frymëmarrje jetike“ e jetës së krishtërë: Shpirti Shenjtë na bën të aftë ta „kuptojmë gjithnjë e më thellë e më mirë Jezusin, e njëkohësisht, të realizojmë në mënyrë konkrete e të frytshme Ungjillin“.
Shpirti Shenjtë nuk i ndryshon situata e jashtme të jetës, por ato të brendshme, tha Papa në vazhdim duke folur mbi përmasën e Shpirtit sipas vështrimit të krishtërë, Shpirit që nuk shihet e kapet me sytë fizik por me ata të zemrës e të fesë:
Shpirtit Shenjtë, që ekziston në fillim të krijimit e falë Misterit të Pashkëve ka zbritur me begati mbi Marinë e Aposutujt në ditën e Rrëshajëve, nuk bëhët i dukshëm para syve të jashtëm. Nëse depërton në njeriun apo jo, ky fakt nuk mund të shihet as të tregohet: mirëpo ndryshon e përtërinë tërë perspektivën e ekzistencës njerëzore, Shpirtit Shenjtë nuk i ndryshon situata e jashtme të jetës, por ato të brendshme!“.
Njeriu nëse don të jetë vërtetë njeri, atëherë nuk mund ta flak shpritin, pasi që është ai që e bën më të vërtetë njeri. Pra, është pikërisht shpirti ai që e fisnikëron jetën tonë njerëzore, tha Papa duke i ftuar të rinjtë t’i afrohen hirin të Zotit përmes sakralemtenit të Pajtimit, në të cilin gjejnë gëzimin e vërtetë të jetës e përdëllimin e Hyjit.







All the contents on this site are copyrighted ©.