2008-03-13 19:00:42

Në Kosovë formohet Prokuroria e veçantë për krimet e rënda


(13.03.2008 RV)Parlamenti i Kosovës miratoi sot një ligj për themelimin e Prokurorisë së veçantë që do të koordinojë hetimet për krimet e luftës, për terrorizmin, mafien dhe krimet ekonomike të rënda. Tani për tani në krye të saj do të jetë një emisar i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, 4 anëtarë të kësaj superprokurorie me 15 gjykatës do të jenë të huaj nga misioni Eulex. 10 magjistratët e tjerë do të jenë kosovarë.


Hungaria do të vendosë të mërkurën e ardhshme njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jo më parë, shpjegoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, për të shmangur reagimet serbe kundër pakicës hungareze, që jeton në Vojvodinë, me rastin e festës kombëtare hungareze të 15 marsit, e cila kremtohet edhe jashtë kufijve.







All the contents on this site are copyrighted ©.