2008-03-13 19:02:27

Maqedonia në krizë politike: PDSH-ja largohet nga koalicioni


(13.03.2008 RV)Vështirësi për qeverinë maqedonase, pas daljes së partisë shqiptare PDSH nga koalicioni qeveritar. Partia, e kryesuar nga Menduh Thaçi, braktisi ekzekutivin e Shkupit në polemikë për mungesën e hapësirave të autonomisë për shqiptarët, por sidomos për shtyrjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Për momentin, kryeministri Gruevski është treguar i gatshëm të fusë parti të tjera në koalicion, prandaj qeveria nuk do të bjerë, por natyrisht, kriza politike është një goditje për qëndrueshmërinë e vendit, pikërisht në prag të mbledhjes së NATO-s, në të cilën Maqedonia shpreson të marrë ftesën për integrim sëbashku me Shqipërinë dhe Kroacinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.