2008-03-12 17:29:46

Shqipëria me strategji për integrimin euroatlantik


(13.03.2008 RV)Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot strategjinë kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Pikat kryesore të saj kanë të bëjnë me reformat, me luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar edhe një plan urgjent për të shpëtuar Tiranën nga ndotja e ambientit, e cila ka arritur nivele të jashtëzakonshme. Kujtojmë se në Tiranë dhe rrethina jeton gati një e treta e popullsisë shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.