2008-03-11 19:02:04

Vazhdon në Vatikan vizita "ad Limina" e ipeshkvijve të Haitit


(11.03.2008 RV)Ndodhen që dje në Vatikan ipeshkvijtë e Haitit në vizitë “ad Limina Apostulorum” (tek Varret e Apostujve). Varfëri, dhunë e katastrofa natyrore karakterizojnë jetën e 8 milion banorëve të ishullit, rreth 80% e të cilëve janë katolikë. Papa Gjon Pali II e pati vizituar Haitin 25 vjet më parë, por kisha e vendit përjeton akoma një gjendje misioni. Promovimi i personit dhe i misionit të kishës: këto janë sfidat me të cilat ndeshen aktualisht ipeshkvijtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.