(11.03.2008 RV)Anglezi Methju Festing është Mjeshtri i ri i Madh i Urdhërit
Sovran Ushtarak të Maltës. Festing, që deri tani ka qenë Epror i Madh i Anglisë, u
zgjodh sot në Romë nga Këshilli i përbërë nga 60 veta. Ai është Mjeshtri i 79-të në
krye të Urdhërit. Kujtojmë së ambasador pranë Urdhërit të Maltës për Shqipërinë është
z. Rrok Logu, ambasador edhe pranë Selisë së Shenjtë.