Të drejtat njerëzore në udhën e ballafaqimit.Themeloret Forumi mes katolikëve e mysulmanëve
(11.03.2008 RV)“Dialogu duhet të
bëhet edhe konkretisht”. Kështu shpjegon kardinali Zhan-Lui-Turon, president i Këshillit
Papnor për dialogun ndërfetar, objektivin e Forumit katoliko-islamik, në program në
Romë, nëntorin e ardhshëm. Do të marrin pjesë 24 delegatë katolikë e 24 myslimanë,
të cilët do të përfaqësojnë 138 nënshkruesit e letrës së dërguar Papës Benedikti XVI
dhe përgjegjësve të kishave të krishtera, në tetorin e kaluar. Në ditën e fundit të
takimit, ata do të priten nga Ati i Shenjtë. Për të përcaktuar objektivat e këtij
Forumi u mblodhën kohët e fundit në Vatikan 5 krerë myslimanë dhe një delegacion katolik
i kryesuar nga vetë kardinali Turon, që përshkruan në mikrofonin tonë frymën e bashkëpunimit
të krijuar: Klima e këtij takimi ishte shumë e përzemërt dhe personat shumë
të përgatitur. E kanë kuptuar mjaft mirë nevojën që dialogu ndërfetar duhet të ketë
një aspekt konkret. Prandaj, kemi menduar të krijojmë këtë strukturë dialogu gjithnjë
të hapur, këtë forum kristiano-mysliman, i cili jo vetëm do të na mundësojë takime
të rregullta, por edhe, në rast nevoje, të zgjidhim menjëherë ndonjë keqkuptim, ndonjë
krizë. Pra, një bashkëpunim efektiv, shprehje e përmirësimit të klimës. Një
konfrontim pra, mbi tematikat shpirtërore dhe teologjike, por edhe mbi aspekte konkrete,
siç është parimi i reciprocitetit dhe situata e vështirë e shumë të krishterëve që
jetojnë në vendet arabe… Reciprociteti: folëm edhe për këtë nevojë, që të krishterët
në vendet arabe të kenë një vend kulti, e cila është më e pakta që mund të kërkohet,
edhe sepse myslimanët vetë ngulën këmbë në faktin se në Kuran thuhet se për fenë nuk
ka detyrime e shtrëngime. Nëse kemi një dialog ndërfetar të strukturuar, të vazhdueshëm,
kjo nuk mund të mos ketë rrjedhoja, sidomos në nivelin e drejtuesve, që do të jenë
më të gatshëm ta shohin situatën dhe të gjejnë zgjidhje sipas së drejtës ndërkombëtare. Tani
për tani, dialogu ka filluar vetëm me pjesën e moderuar të Islamit. Si i bëhet me
ekstremizmat e me sektorët islamikë që e konsiderojnë armik Perëndimin dhe krishterimin? Unë
mendoj se duhet ndërhyrë me edukim, të bazuar mbi mësimet e historisë, të fesë. Shkolla
është shumë e rëndësishme. Nga njëra anë kemi kishën, nga ana tjetër xhaminë e shkolla
është në mes. Pikërisht në shkollë të rinjtë mësojnë si të jetojnë sëbashku, si ta
bëjnë një pjesë të rrugës bashkë. Në dritën e këtyre lajmeve të reja, keqkuptimet
e lindura në Ratisbonë, sipas jush, janë kapërcyer sot? Duhet të them se sëbashku
me bashkëpunëtorët e mi, që prej gjashtë muajsh jam në krye të Këshillit Papnor. Rrallë
është përmendur Ratisbona. Mendoj se Papa e ka shpjeguar mirë ç’donte të thoshte dhe
keqkuptimi tashmë është zgjidhur.