2008-03-11 18:56:00

Atentat i dyfishtë në Pakistan. Përfshihen edhe institucione të Kishës Katolike.


(11.03.2008 RV)Gjendje alarmi në Pakistan, ku dy atentate kamikaze në qytetin e Lahores shkaktuan mëse 25 viktima e rreth 175 të plagosur. Të goditura nga shpërthimi Agjensia Federale për Hetimet dhe një agjensi reklamash, por edhe një kishë katolike, një kuvend, një shkollë dhe zyrat e Karitasit lokal. Menjëherë, presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf dënoi ashpër aktin.
Në planin politik, Musharraf ka thirrur për në 17 mars mbledhjen e Parlamentit të ri, dalë nga zgjedhjet e 18 shkurtit. Dy partitë e opozitës që fituan janë marrë vesh për krijimin e qeverisë së koalicionit.

Konfirmimi i parë zyrtar nga ana e Hamasit për ekzistencën e një marrëveshjeje armëpushimi me izraelitët në Rripin e Gazës. Me ndërmjetësinë e egjiptianëve, është arritur armëpushimi, që tashmë ka hyrë në ditën e tij të tretë. Gjithsesi, mbetet kritike gjendja në zonë, pas deklaratës së kryeministrit izraelit Ehud Olmert për shtrirjen e një kolonie ultraortodokse hebre në Çisjordani. Një plan që është kritikuar ashpër nga OKB-ja, nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të. Ndërkaq, burime palestineze, dënuan iniciativat izraelite, por shprehën edhe gatishmërinë për të rifilluar negociatat për paqen, të ndërprera pas ndeshjeve të përgjakshme në Gaza.








All the contents on this site are copyrighted ©.