2008-03-10 17:47:45

Zhvillohen në Vatikan punimet e Komisionit kushtuar gjendjes së Kishës në Kinë


Ka filluar sot në Vatikan e do të zgjas deri këtë të mërkurë, mbledhja e Komisionit të themeluar nga Papa Benedikti XVI për studimin e çështjeve me rëndësi madhore që kanë të bëjnë me jetën e Kishës në Kinë. Në punime të kësaj mbledhje, marrin pjesë krerët e dikastereve të Kuries Romake kompetent në këtë lëndë, së bashku me disa përfaqësues të episkopatit kinezë e të Kongregatave rregulltare.
Në këtë mbledhje të parë, siç është bër e ditur përmes një deklarate zyrtare, do të shqyrtohen reagimet ndaj Letrës që Papa u drejtoi katolikëve kinezë më 27 majin e vitit të kaluar. „Do të thellohet – përfundon deklarata – përmbajtja e pasur e Dokumentit papanor dhe, në dritën e saj, do të konsiderohen aspektet kryesore të jetës së Kishës në Kinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.