2008-03-10 18:37:26

Në Gjykatën e Hagës procesi kundër gjeneralit kroat Ante Gotovina


(10.03.2008 RV)Fillon nesër në Gjykatën e Hagës procesi për krime lufte kundër gjeneralit kroat Ante Gotovina, i njohur se ka udhëhequr në gusht 1995, operacionin “Stuhia” në Krajinë. Ky rajon i Kroacisë, me shumicë banorësh serbë, ishte vetëshpallur i pavarur, por me operacionin “Stuhia”, brenda 72 orësh u kthye nën kontrollin e Zagrebit. U vranë 150 civilë e 200 mijë serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Gotovina dhe dy komandatë të tjerë duhet të përgjigjen për vrasje, shpërngulje me zor, plaçkitje e të tjera. Duhet thënë se Gotovina me shokë shihet nga kroatët si një lloj heroi kombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.