2008-03-10 18:39:54

Izraeli mohon bisedime me Hamasin, por konfirmon Abu Mazen


(10.03.2008 RV)Ushtria izraelite hoqi gjatë natës së djeshme bllokimin e plotë të Cisjordanisë, të cilin e pati vendosur pas masakrës në kolegjin e rabinëve në Jeruzalem, të enjten e kaluar.
Ndërkaq, kryeministri Ehud Olmert deklaroi sot se nuk ka asnjë marrëveshje armëpushimi me organizatën Hamas, as nëpërmjet Egjiptit, siç thuhet në shtypin lokal. Izraeli, theksoi Olmert në një konferencë shtypi, kërkon që të ndalet hedhja e raketave Kasam në territorin e vet. Pavarësisht nga përgënjeshtrimet, më shtypin lokal vihet në duke se që prej tri ditësh mbretëron një qetësi relative në të gjithë kufirin ndërmjet Gazës e Izraelit. Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm një raketë e një bombë kanë rënë në territorin izraelit, pa shkaktuar dëme.
Ndërkaq, të dielën e ardhshme, zv.presidenti amerikan Dik Çenej do të shkojë për mision në Lindjen e Mesme. Ai do të vizitojë Omanin, Arabinë Saudite, Izraelin, Çisjordaninë dhe Turqinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.