2008-03-10 17:49:26

Ekspozita e ish-fëmijëve ushtarë :„Lufta, shpresa e paqja“


„Lufta,shpresa e paqja“. Ky është titulli i ekspozitës së vizatimeve e të pikturave të realizuara nga ish-fëmijët ushtarë të Ugandës së veriut, që është hapur në Gjenevë pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara deri më 14 mars. Vizatimet dhe pikturat janë realizuar gjatë kurseve të rehabilitimit të fëmijëve organizuar nga Organizata jo qeveritare AVSI, ndërsa eskpozita e përmendur është promovuar nga Misioni i përhershëm i Selisë së Shenjtë dhe ambasada e Ugandës pranë OKB-së. Kj ekspozitë përmes 3 sesioneve rrëfen tmerrët e përjetuara nga këta fëmijë ushtarë, por edhe rimarrjen e jetës dhe shpresat e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.