2008-03-09 15:11:24

Benedikti XVI kryesoi Meshën Shenjte në kishën e Shën Lorencit


(09.03.2008 RV)Sot Papa e tha lutjen e Engjëllit të Tënzot, pasi kishte kremtuar Meshën Shenjte për veprimtarët e Qendrës Ndërkombëtare Rinore të Shën Lorencit.Ati i Shenjtë shkoi në Kishën romake të Shën Lorencit in Piscibus me rastin e 25- vjetorit të themelimit të kësaj qendre nga Papa Gjon Pali II, që e pati quajtur ‘farkë e të rinjve të krishterë’. Kisha që ndodhet pranë sallës së Qendrës, afër Bazilikës së Shën Pjetrit, është seli e Kryqit, që Papa Vojtila ua dorëzoi mbarë të rinjve të botës në përfundim të Vitit Shenjt të Shëlbimit. E pikërisht nën shenjën e këtij kryqi, i njëjti që shoqëron Ditët Botërore të Rinisë, takohen vazhdimisht të rinjtë për çaste lutjeje, ballafaqime ndërmjet shtegtarëve të rinj, studim, takime të të rinjve që jetojnë larg nga shtëpitë e tyre. Prandaj qendra i ka portat e hapura çdo ditë nga ora 11.00 deri në orën 17,00, ndërsa çdo të premte, në orën 18. 30, këtu kremtohet Mesha ndërkombëtare, e pasur me çaste reflektimi. Tashmë qendra njihet me emrin: “shtëpia e të rinjve pranë Papës”. Kështu mund të themi se sot Benedikti XVI ishte në shtëpinë e vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.