2008-03-08 17:38:41

Mblidhet në Vatikan Komisioni i krijuar nga Benedikti XVI për studimin e situatës në Kinë.


(08.03.2008 RV)Nga 10 deri më 12 mars 2008, në Vatikan do të mblidhet Komisioni i krijuar nga Papa Benedikti XVI për të studiuar problemet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën e Kishës në Kinë. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Vatikanit.
Në Komison bëjnë pjesë eprorët e dikastereve të Kuries Romake, specialistë të kësaj fushe dhe disa përfaqësues të epikopatit kinez e të kongregatave rregulltare.Në takimin e parë – saktëson Salla e Shtypit e Vatikanit – do të analizohen reagimet ndaj letrës që Ati i Shenjtë u drejtoi katolikëve kinezë më 27 maj 2007. Pjesëmarrësit në takim do të thellohen në njohjen e dokumentit papnor dhe, në dritën e tij, do të shqyrtohen aspektet kryesore të jetës së Kishës në Kinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.